Një zjarr ka rënë në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier.
Në vend kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës ndërsa dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.