Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Rrogozhinë. Mësohet se janë përplasur 3 automjete me njëri-tjetrin, e për pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale T. M., rreth 54-vjeç. Sipas televizionit “News 24” ai ishte një oficer burgjesh dhe po shkonte për në punë.
“Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.