Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi në shtëpinë e qytetarit në Kombinat: S’ka ndihmë për mua për shkak të ngjyrës së lëkurës


Këtë paradite, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka vizituar sot banesën e një qytetari në zonën e Kombinatit. I papunë dhe në kushtet e mbijetesës ekstreme, qytetari tregoi për Këlliçin dhe kamerat pjesën e brendshme të banesës ku jeton me të bijën.

“Nuk ka ndihmë për mua. Kam shkuar tek bashkia, më kanë thënë se s’kam të drejtë.”– shprehet qytetari, duke treguar portofolin e tij të boshatisur. Sipas tij arsyeja pse nuk ka marrë ndihmë nga institucionet, është ngjyra e tij e lëkurës. “S’kam të drejtë se jam rracë e zezë unë.”- shprehet ai.

“A ke më shpresë tek Edi Rama?”- ishte pyetja e Këlliçit që i la hapësirë qytetarit të shprehte gjithë revoltën e tij ndaj qeverisë Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. “Unë e kam provuar, mos ia pafsha bojën e jetën ku e kanë.”—shprehet ai. Qytetari tregon se është murator në zanat, mirëpo ai punon çfarë t’i dalë vetëm për të mbijetuar.

“Kjo nuk është Shqipëria që na tregojnë në televizor.”– shtoi Këlliçi.

 “Janë mësuar të vjedhin.”– vazhdoi qytetari bisedën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *