Vendosni fjalën kyçe....

Duma sfidon Veliajn: Të lërë mandatin e të futet në listë, nëse merr 7% të votave në Kavajë e Rrogozhinë, unë jap dorëheqjen


Drejtuesja politike e PD-së në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, ka bërë një ftesë për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ajo kërkoi nga Veliaj të dorëzojë mandatin e kryebashkiakut dhe të futet në listat e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Duma tha se në rast se Veliaj merr në Kavajë dhe në Rrogozhinë qoftë dhe 7% të votave, ajo vetë do të dorëzojë mandatin e saj.

Këto deklarata ajo i bëri pasi akuzoi Veliajn se bën takime të mbyllura për votën. 

 “T’ju them një gjë që këto ditë e kuptoj se çfarë halli ka kundërshtari. Kundërshtari është vënë në hall të madh. Po ndjehet kudo. Dhe këtej nga Kavaja, nga Rrogozhina ju kanë sjellë këtë mashtruesin e vogël të Tiranës. Nga fiqtë, me miq, nga G99 as me 1% të votova u fut te Partia Socialiste që sot e quajnë Rilindja dhe ndaj më vjen keq dhe për socialistët. Nuk është halli i tyre që ne duhet të qajmë sot, sepse duhet ta qajnë vetë, te shtëpia e vet. Ne kemi gëzimet dhe përparimet tona dhe padyshim fitoren tonë Por, po ju them këtu një gjë që ta ketë të qartë kushdo që do të guxojë të përballet me forcën e të vërtetës dhe fitores sonë më datë 25 prill.

Nëse ai guxon që tenderat, mashtrimet, vjedhjet, që vjen nëpër Kavajë dhe Rrogozhinë dhe bën takime me dyer të mbyllura që në 2019-ën doli si kandidat i vetëm në Tiranë dhe nuk mori dot as 7% të votuesve në zgjedhje…nëse guxon të shfaqet këtu dhe të bëjë pazare me votën e shqiptarëve, unë po i them qartësisht fare një gjë dhe pastaj do i themi të dytën. Kur t’i vijë radha. Të heqë dorë nga mandati i Tiranës, ta lërë mandatin e Tiranës, të futet në listë, të konkurrojë dhe të dalë përballë këtu me mua dhe nëse merr ai në Kavajë dhe në Rrogozhinë 7% të votave, ja ku këtu jemi burrash që unë e lë këtë mandat.

Nëse merr ai këtu rezultat, ballë-për-ballë se ka vetëm një përballje në politikë: vota, lista, përfaqësimi, llogaridhënia dhe përgjegjësia ndaj njerëzve që u kërkon votën.

Fshehtas, futur nëpër kënde me të fortët gjoja, më të forta se këta, më të fortë se këta burra, nuk janë të fortët e krimit ta harrojnë. Kanë ardhur këtu fshihen dhe mendojnë se do bëjnë intriga duke marrë nga xhepat e shqiptarëve, nga tenderat, duke çuar nëpër portale intrigat dhe mendojnë se do të ndryshojnë rezultatin. Nuk e ndryshojnë dot më rezultatin, po j’ua them që tani nga Kavaja, nga Rrogozhina ne do të çojmë në qendër të Tiranës një spektakël fitoreje. Padiskutim.”– deklaroi Duma gjatë një takimi me banorët në fshatin Blerim të Kavajës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *