Një person është gjendur këtë paradite i mbytur në një rezervuarin e Koshnicës, në Bilisht.
Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas 58-vjeçar, i cili vuante nga zemra dhe dyshohet që i ka rënë infarkt gjatë futjes në rezervuar.
58-vjeçari e kishte marrë me koncesion rezervuarin e Koshnicës në Devoll dhe kishte shkuar për të ushqyer peshqit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.