Mbrëmjen e kaluar, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi dhe kryeredaktori i gazetës DITA, Adrian Thano u futën në debate mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishin të ftuar në studion e “Ilva Now” në “Euronews Albania”.
Thano e pyeti Bardhin se kush zgjedh më 25 prill, qytetari apo kryetari i partisë dhe Bardhi tha që zgjedh qytetari.
Mirëpo pasi Thano e pyeti se kush futet në Parlament kur kemi një kandidat që merr 5 mijë vota nga qytetari dhe një tjetër që merr vetëm 5, por ky i fundit është renditur sipër në “zonën e gjelbër” të kryetarit, këtu Bardhi konfirmoi se në Parlament futet i zgjedhuri i kryetarit.
Diskutimi:
Thano: Kush voton në 25 Prill, qytetari apo kryetari? Kush zgjedh më 25 Prill, qytetari apo kryetari?
Bardhi: Qytetari
Thano: Je i sigurt
Bardhi: Patjetër, 1000 % i sigurt.
Thano: Nëse ti je në listën e gjelbër të kryetarit të PD-së…
Bardhi: Ky është sistemi që bëri Edi Rama, s’e kam bërë unë
Thano: Aaaa, po një sekondë pra
Bardhi: Se iu ktheve të njëjtës pyetje, unë dhe PD… Mos më bëj mua përgjegjës për një gjë që unë kam qenë kundër
Thano: Zgjedh qytetari apo kryetari
Bardhi: Qytetari
Thano: Po sapo të pyeta për shembullin, ti më the Rama.
Bardhi: Jo jo! Ti po flet për sistemin tani
Thano: Unë po të shpjegoj se ka një zonë të gjelbër
Bardhi: Nuk ka zonë të gjelbër apo jeshile
Thano: Ka një zonë të gjelbër zoti Bardhi, ku personi që renditet në zonën e gjelbër të kryetarit, edhe nëse merr 5 vota dhe nëse ai që është jashtë listës së kryetarit merr më pak se sa mesatarja e qarkut, zgjidhet ai i kryetarit
Bardhi: Patjetër, po
Thano: Pesë me pesëmijë, zgjidhet pesa
Thano: Po ku zgjedh qytetari, pesë mijë qytetarë nuk mundkan dot pesëshen e kryetarit! Cili qytetar zgjedh këtu?! Të lutem tashi…
Ajo për të cilin po debatojnë Thano e Bardhi, është neni 163 i Kodit të Ri Zgjedhor, i cili parashikon që përfitojnë mandat kandidatët me numër votash sa mesatarja që i takon 1 deputeti nga ai subjekt, por mjaftojnë 10 mijë vota. Zakonisht mesatarja është më e madhe se 10 mijë. Kandidati që merr sa mesatarja ose 10 mije vota zëvendëson kandidatin e fundit në renditjen e kryetarit./Hashtag.al