Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një dyqan në Tiranë, shkrumbohet i gjithë malli (FOTO)


Këtë mëngjes është përfshirë nga flakët një dyqan tek rruga “Stefanaq Pollo” në kryeqytet, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”.

Sipas televizionit “News 24”, është djegur i gjithë malli në dyqan, me një vlerë të paktën prej 2 milionë lekësh. Flakët kanë përfshirë dhe pjesën e ballkonit të apartamentit që ndodhej në katin e dytë të një pallati të vjetër.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët dhe për fat të mirë përveç dëmeve materiale të lartpërmendura, nuk ka njerëz të lënduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *