Vendosni fjalën kyçe....

Qindra persona protestojnë në Suedi kundër masave të pandemisë


Qindra persona kanë protestuar të shtunën në Stokholm kundër masave të prezantuara për luftim të pandemisë së koronavirusit, duke shkelur kështu një rregull sa u përket tubimeve publike.

Protesta nuk ka qenë e autorizuar.

Pak pasi protestuesit janë mbledhur në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, atyre u është kërkuar të shpërndahen.

Policia ka thënë se vetëm nga tetë persona lejohen që të mblidhen gjatë pandemisë.

Protesta e quajtur Liri Suedi, është thirrur nëpër disa grupe në rrjetet sociale, ku mbështetësit kanë shprehur kritika rreth kufizimeve dhe informacioneve të ofruara nga autoritetet.

“Shumë njerëz në Suedi janë ngopur me këto kufizime, që janë të pabazuara, andaj duan të përballen me to”, ka thënë organizatori Filip Sjostrom për të përditshmen suedeze, Expressen.

Disa protestues janë parë edhe me pllakate kritike për vaksinimin.

Deri të premten, rreth 7 për qind e popullsisë së rritur në Suedi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ka njoftuar Agjencia e Shëndetit Publik në këtë shtet.

Ky shtet me 10.3 milionë banorë ka regjistruar 13,003 vdekje të lidhura me koronavirus dhe 684,000 raste të infektimit, prej kur ka shpërthyer pandemia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *