Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, ku mori edhe një çmim, kryeministri Edi Rama ka treguar një histori ku një politikan i huaj shumë i njohur,
Kjo për të treguar se sa i ndryshëm është imazhi që disa vende kanë për Shqipërinë krahasuar e realitetin ku vendi ndodhet sot.
“Më parë mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës VIP në Tiranë dhe mendova mos kishte ndonjë bombë apo aeroport se s’kisha folur kurrë me atë, dhe ai më thotë, ‘kemi një situatë të jashtëzakonshme, nuk e kemi parë më parë është një VIP që nuk do të hyjë në Tiranë’.
Unë i them nuk do të hyjë apo të niset nga Tirana, e më thotë ‘një që refuzon që të hyjë në Tiranë se do të shoqërohet nga njerëz të armatosur. Për korrektesë nuk e them se kush është, një mysliman i së majtës, nuk do duhej një koncept paraprak me paragjykime kaq të mëdha. Dhe i them që a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at, janë të armatosur, por zotëria nuk e quan pistoletën një armë të mjaftueshme për t’u mbrojtur, i thoni nuk është një shërbim që të futet në kandahar, nuk ndodhet në Rripin e Gazës.
Pasi u fut në Tiranë, të nesërmen më thotë, duhet t’ju kërkoj një falje shumë të madhe, më thotë kam udhëtuar shumë, Shqipëria nuk është ashtu siç e prisja, i thashë mos u shqetësoni, se perceptimi është më shumë ndryshe nga realiteti. Ai më tha që bëra një xhiro në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar, dhe i thashë po, se nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri ka vajza myslimane që vënë shami, por jo të mbuluara e pastaj më thotë shkova në Ministrinë e Brendshme dhe flisnin anglisht dhe i thashë ‘lëreni këtë se nëse jeni i befasuar deri në këtë pikë, gjithçka do ketë surprizë, ndoshta s’do e përfytyronit që do gjenit një kryeministër kaq të gjatë’.
Kur shkoi në vendin e tij, ai nuk tha gjëra të shëmtuara dhe unë i kalova një mesazh nëpërmjet ambasadorit që ‘ju nuk thatë asgjë të mirë për vendin’, dhe ai përgjigjet ‘më përshëndesni kryeministrin e madh që siç është inteligjent do e kuptojë, kjo është politika.”- tha Rama.