Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Alfred Rushaj ka shpjeguar një pjesë të programit të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Rushaj gjatë intervistës së tij në emisionin “Kjo Javë” deklaroi se programi i PD-së ka në qendër familjen.
Ai shtoi se përballjet me socialistët zhvishet nga ngjyrimet politike kur i pyet për faturën e energjisë elektrike apo rritjen e çmimeve të tjera.
“Programi i PD ka në qendër familjen. Familjet shqiptare janë varfëruar. Kostoja është rritur për demokratët dhe socialistët. Ne i kemi shpjeguar një pjesë të mirë ta nis diskutimin me ta me një farë kundërshtimi politik. Kur i pyet për faturën e energjisë më pas fillon diskutimi I zhveshur nga diskursi politik. Unë i kam thënë që propozimi ynë është ta ulim me 7 mijë lekë në muaj për energjinë”-tha ndër të tjera Rushaj.