Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-të paralajmërojnë për sulme kibernetike me shënjestër serverat e Microsoft


Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat kanë qenë të lidhura me Kinën.

Agjencia për Siguri të Kibernetikës dhe Infrastrukturës ka nisur një njoftim urgjent më 6 mars, duke iu bërë thirrje kompanive dhe agjencive qeveritare që të instalojnë përditësime të rëndësishme softuerike.

Ky njoftim ka ardhur disa orë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, e ka konsideruar hakimin “kërcënim aktiv”.

“Secili që ka këta serverë – qeveria, sektori privat, akademia – duhet të forcojë sigurinë”, u ka thënë ajo gazetarëve.

Më herët, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan, ka thënë se qeveria është duke vëzhguar raportimet se disa institute amerikane janë prekur nga hakimi, ashtu sikurse disa “subjekte industriale të mbrojtjes”.

Gjatë kësaj jave, Microsoft ka lëshuar një deklaratë, duke treguar publikisht për rrezikun dhe ka thënë se hakerët me bazë në Kinë, janë mbrapa sulmit.

Alarmet për hakim të madh të infrastrukturës kibernetike amerikane vijnë disa muaj pasi Qeveria amerikane ka identifikuar një hakim të pashembullt në agjencitë qeveritare në Shtetet e Bashkuara.

Hakimi njihet si Sulmi SolarWinds, për shkak të softuerëve që janë përdorur nga hakerët për të fituar qasje në sistemet kompjuterike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *