Një sherr ka ndodhur në zonën e ish-bllokut këtë pasdite në kryeqytet.
Dyshohet se është goditur me qytën e pistoletës një 39-vjeçar i cili nuk ka marrë lëndime.
Policia është vënë në ndjekje të kërkimit të autorit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
“Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit“-thuhet në njoftimin e policisë,