Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, me rastin e ceremonisë së përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, në Këshillin Rajonal të Puljas. Ai është pritur nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio dhe Kryetari i Këshillit e guvernatori i Puljas, Michele Emiliano.
Ky i fundit i bëri atij një dhuratë simbolike kryeministrit Edi Rama.
“Nuk ta thamë më përpara por është një surprizë e vogël kjo, jo dhe aq e vogël sepse ky është një çmim që u jepet vetëm puljezëve, kshu që në mënyrë të veçantë po bëjmë një përjashtim.
Po ja japim një puljezi por që është me shtetësi shqiptare, të paktën kështu spas dokumenteve po themi. Unë Iilejova vetes t’ju jap këtë çmim, që quhet ‘Rrënja e Puljas’. Do të marrësh përsipër nëse do ta pranosh, që të mbrosh gjithmonë edhe tokën time përveç tëndes, edhe komunitetin tim, përvec tëndit.
Por në përgjithësi njerëzimin sepse nuk ndalojmë vetëm tek kufijtë.
Në emër të historisë së miqësisë mes pugliezëve dhe shqiptarëve, mbi një shteg solidariteti reciprok për të vulosur ambicien e përbashkët për të shoqëruar Puljan dhe Shqipërinë drejt një pikëmbërritje të rëndësishme, të jenë komunitete sociale brenda Mesdheut, të paqes, të zhvillimit dhe mirëqenies. Çmimi është pak i madh si volum, por është në përmasat e tua. Ka të bëjë me një rrënjë.”- deklaroi Michele Emiliano.