Të paktën 18 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën të dielën nga shpërthinë e minave në Sirinë perëndimore.
Dy mina shpërthyen në fshatin Al-Salamiyah, i vendosur në lindje të Hamas, sipas agjencisë së lajmeve SANA.
Zona ku ndodhi shpërthimi kontrollohet nga forcat e regjimit të presidentit Asad dhe militantët e mbështetur nga Irani.
Siria ka qenë e përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur qeveria e Bashar al-Asad goditi protestat.
Më shumë se 5 milionë civilë janë zhvendosur që atëherë ndërsa qindra mijëra sirianë kanë mbetur viktimë e konfliktit civil.