Vendosni fjalën kyçe....

7 të vdekur mes personave që bënë vaksinën AstraZeneca, Koreja e Jugut nis hetimet


Koreja e Jugut ka nisur të mbledhë të dhënat pas javës së parë të vaksinës anti-covid të AstraZeneca.

Autoritetet po hetojnë për mijëra efekte anësore të shfaqura te pacientët që kanë bërë këtë vaksinë e dyshohet se ato kanë lidhje me të.

Deri tani vendi aziatik numëron 7 viktima mes personave që e kanë bërë këtë vaksinë megjithatë procesi është ende në hetim e sipër.

Më shumë se 300 mijë koerano-jugorë kanë bërë vaksinën e AstraZeneca. Koreja e Jugut ka raportuar më shumë se 2,800 reaksione anësore nga vaksinat Covid-19, por vetëm 24 nga ato raste u konsideruan të rënda, duke përfshirë shtatë që rezultuan me vdekje.

Të 24 rastet e rënda përfshinin njerëz që bënë vaksinën e AstraZeneca, që ishte vaksina e parë e miratuar për përdorim nga Seuli zyrtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *