Avionët e Mbretëreshës Elizabeth do të shiten si pjesë e shkurtimeve të bëra nga Ministria e Mbrojtjes, sipas një raporti. Ministria zbuloi gjithashtu planet për të zvogëluar numrin e personelit ushtarak me 10,000, gjë që u prit me kritika.
Po kështu ajo pohoi se do tërheqë disa anije e avionë nga shërbimi. Flota e avionëve të Mbretëreshës Elizabeth do të shitet vitin e ardhshëm si pjesë e shkurtimeve të buxhetit të bëra nga Ministria e Mbrojtjes, njoftoi Daily Mail pa cituar ndonjë burim.
Sipas gazetës, Forca Ajrore Mbretërore (RAF) është nën presion për të kursyer para dhe për të shitur katër BAE-146, të cilat kanë kosto të lartë për mirëmbajtje e fluturim.
Me asnjë plan për të zëvendësuar flotën e Mbretëreshës, monarmja si dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, do të duhet të huazojnë avonin e kryeministrit Boris Johnson për të udhëtuar.