Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi poston videon: Rama degradoi arsimin e nëpërkëmbi mësuesit


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka publikuar një video ku sipas tij janë mashtrimet e Kryeministrit Edi Rama përgjatë mandatit në fushën e arsimit.

Bardhi thotë se Rama degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit.

Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar. U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill! Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill ShqipëriaFITON”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *