Megjithatë me ekipin e tanishëm lojtari nuk mund të shkojë larg duke qenë se Dortmundi endet diku sipër mesit të renditjes dhe Bajerni i Mynihut është klubi që i siguron një vitrinë shumë më të mirë talentit.
Bavarezët kanë bërë gati ofertën megjithatë për norvegjezin interesohen një numër i madh ekipesh e mbetet për t’u parë cili do arrijë ta bindë atë.