Një 30-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë.
E reja me iniciale S.K. dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në rrugën ‘Don Bosko’ të kryeqytetit.
Sipas policisë dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.”