Në ditën e 7-Marsit që simbolizon festën e mësuesit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zgjedhur që t’i urojë mësuesit nëpërmjet një video.
Kushi i quan mësuesit heronj që ndriçojnë dhe bëhen udhërrëfyes të të gjithëve.
“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin. Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!”-tha Kushi në urimin e saj.