Kreu i Vetëvendosjes, pohoi sot se ngritja e institucioneve të reja qeverisëse në vend do bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ai e bëri deklaratën pas takimit me Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcën, Donika Gërvallën e Saranda Bogujevcin.
“Sot u takuam në këtë lokal meqenëse është e diel dhe në Kuvend të Kosovës nuk deshëm që t’i nxjerrim jashtë orarit kamarierët. Biseduam për procesin zgjedhor, biseduam për kohën drejt konstituimit të institucioneve. Ishim bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe tashmë, deputeten e ardhshme, Donika Gërvalla dhe ishte një takim i këndshëm, i së dielës paradite. Urime Dita e Mësuesit. Gjithçka do të shkojë sa më shpejt që të mundet nga ana jonë. Të vetmet kufizime janë ato që kanë të bëjnë me aspektin procedurial.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vetëvendosje e Vjosa Osmani morën 49.95 për qind të votave, duke siguruar 58 mandate në Kuvendin e Kosovës.