Një grup tifozësh kanë shpëtuar për pak nga tragjedia pas rrëzimit të tarracës së një godine ku kishin hipur për të ndjekur ndeshjen mes Butrintit e Labërisë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar ku një grup tifozësh të ekipit vendas ishin ngjitur mbi tarracën e një godine të vjetër për të ndjekur ndeshjen.
Për shkak të amortizimit ajo s’e ka mbajtur dot peshën duke u rrëzuar bashkë me grupin e tifozëve. Fatmirësisht asnjë prej tifozëve që u rrëzuan bashkë me çatinë nuk pësoi dëmtime të rënda.
*Video Credit: Saranda Web