Në Greqi është shënuar viktima e parë nga tërmeti që goditi Elassonan disa ditë më parë.
Mediat në vendin fqinj raportojnë se ditën e sotme ka humbur jetën në spital një i moshuar 83-vjeçar. I moshuari u transportua në spital nga ekipet e shpëtimit, pas tërmetit me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter, por fatkeqësisht nuk i shpëtoi dot plagëve të marra.
83-vjeçari Christos Gekas dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në banesë në momentin që ra tërmeti, i cili iu shkatërroi plotësisht shtëpinë.