21 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me pandeminë Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç.
Nga 3372 testime të kryera janë gjetur 819 raste me koronavirusin e ri. Në katër spitalet covid në Tiranë e tre spitale rajonale po kurohen 647 persona nga të cilët 31 janë në terapi intensive me 8 të intubuar.
Në njoftim bëhet me dije se së fundmi janë vaksinuar 306 persona duke e çuar numrin e përgithshëm të tyre në 19,663.