Një ekip studiuesish kanë zhvilluar një sistem të ri për të parë gjoksin e foshnjave të porsalindura ndërsa ata bëjnë frymëmarrjen e parë, në një përparim i cili mund të parandalojë ndërhyrjet e panevojshme, të zbutë dëmtimet e mundshme dhe të shpëtojë jetë.
Grupi i studiuesve nga Australia, Gjermania, Zvicra dhe Kanada zhvilluan një rrip sensori jo-invaziv, jashtëzakonisht delikat të cilin e mbështollën rreth foshnjave të porsalindura.
Ata regjistruan mbi 1,400 frymëmarrje të marra nga 17 foshnje të lindura përmes një operacioni cezarian. Imazhet kapën procesin e ajrosjes së mushkërive.
“Foshnjat e shëndetshme përdorin metoda jashtëzakonisht komplekse për t’u përshtatur me frymëmarrjen në ajër gjatë lindjes.” – tha neonatologu klinik David Tingay nga Instituti i Kërkimit për Fëmijët Murdoch (MCRI) në Australi.
Thirrjet fillestare të një foshnje në të vërtetë shërbejnë për të rregulluar frymëmarrjen e tyre dhe për të ndihmuar mushkëritë e tyre të përshtaten me regjimin e ri në botën reale.
Studiuesit gjithashtu vunë në dukje se, të paktën fillimisht, frymëmarrja e foshnjave duket të jetë dominuese në mushkëritë e djathta, megjithëse është e paqartë pse.
E qara dominoi minutën e parë pas lindjes, ndërsa foshnjat frynin mushkëritë dhe pastronin mbetjet, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë ato ishin lehtësuar.