Vendosni fjalën kyçe....

17 viktima, 683 raste të reja dhe 612 vaksinime në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë për 24 orët e fundit mbi infektimet, vaksinimet dhe viktimat nga Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,275 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 683 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër, 11 raste në Kurbin, Kamëz, 10 raste në Durrës, Fier, Peqin, 9 raste në Krujë, Kukës, 8 raste në Delvinë, 7 raste në Gramsh, Vorë, 5 raste në Korçë, Memaliaj, 4 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Maliq, 2 raste në Devoll, Has, Rrogozhinë, Përmet, Divjakë, Belsh, Bulqizë, Skrapar, Cërrik, Libohovë, Konispol, 1 rast në Mat, Selenicë, Dibër, Himarë, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 697qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *