Me rastin e 8 Marsit, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka një mesazh dhe një thirrje për të gjitha gratë shqiptare.
Në një postim në “Twitter”, ambasadorja Kim u bën thirrje grave dhe vajzave që të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Në Ditën e Grave Ndërkombëtare, gratë që përfaqësojnë vendet tona si ambasadore në Shqipëri u kërkojnë të gjitha grave të votojnë – sepse është e drejta dhe e ardhmja jonë.”- shkruan ambasadorja në një postim, ku shpërndan një video të Ambasadës Amerikane.
Në këtë video thuhet se “gratë dhe vajzat janë të lira të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar. Vota jonë është fuqia jonë, prandaj përdoreni atë”
On #InternationalWomensDay, the women representing our countries as ambassadors to Albania urge all women to vote – because it’s our right & our future. #VotoZgjedhjenTende https://t.co/stjHR5kb0e
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 8, 2021