2184 persona janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjatë fundjavës pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.
304 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë pasi janë kapur pa maskë në mjetet e transportit publik ose në mjetet private me persona jashtë familjes.
Katër subjekte janë gjobitur me nga 1 milion lekë të reja pasi sipas policisë janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë.
19 persona që janë kapur duke lëvizur pas orës 20:00 të mbrëmjes janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja.