Dy persona kanë humbur jetën në Lushnjë pas një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lushnjë-Divjakë pranë vendit të quajtur ‘Ura e Gradishtës’ ku një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ që drejtohej nga 51-vjeçari me iniciale A.S. është përplasur me një motoçikletë.
Nga përplasja kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës e bashkëudhëtari tjetër, të dy ende të paidentifikuar.
“Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gradishtës’, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ është përplasur me motomjetin tip ‘Lifan’. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.