Vendosni fjalën kyçe....

Balla sulmon Berishën e Metën: Kundërshtarët më të rreptë të reformës në drejtësi, për të u prishëm me LSI-në


Kreu i grupit parlamentar të PS-së mbrojti zgjatjen e marrëveshjes së koncesonit së aeroportit të Rinasit.

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla, theksoi se kjo marrëveshje do sigurojë uljen  e çmimit të biletave për udhëtarët shqiptarë si dhe do sigurojë investime madhore aty.

“Ka ulur tarifat që ishin në dëm të qytetarëve, do ketë një investi i madh në infrastrukturën aeroportuale duke rritur kapacitetet e pistës së aeroportit do kemi mundësinë të presim edhe fluturimet ndërkontinentale. Ne kemi ekipet më të mira në 12 qarqet e vendit.” – tha ai.

Më tej Balla sulmoi ish-kryeministrin Berisha e presidentin Meta duke thënë se ata kishin qenë armiqtë kryesorë të reformës në drejtësi dhe ishte bërë shkak për prishjen e koalicionit me LSI-në asokohe.

“Përbetimet e Saliut e Ilirit kundër reformës në drejtësi i kemi hasur në këtë sallë, vite më parë. Kemi qenë të gatshëm ta prishim koalicionin me LSI-në për të çuar përpara reformën në drejtësi. Dhe prej asaj dite e prishëm koalicionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *