Vendosni fjalën kyçe....

Balluku i përgjigjet Presidencës për koncesionin e Rinasit


Ministrja e Infrastrukturës i është përgjigjur presidencës lidhur me koncesionin e aeroportit të Rinasit.

Në seancën e sotme në Kuvend, Balluku, tha se pretendimet e presidencës nuk qëndrojnë ndërsa theksoi se përfitimet që do vijnë nga marrëveshja e lidhur do jenë të mëdha për qytetarët.

Po kështu ajo theksoi se edhe aeroporti i Vlorës do jetë shumë shpejt realitet dhe do jetë një investim i standardeve europiane.

“Ne jemi shprehur gjerësisht sa i përket këtij projektligji. Unë do të ndalesha vetëm në disa pika, sa i përket afateve të negocimit apo të disa pretendimeve të tjera të ardhura nga Presidenca. Duhet thënë se kjo nuk është një marrëveshje ndërkombëtarë por një kontratë koncesionare. Presidenca ka pasur pretendime sa i përket kohës duhet thënë se ky negocim ka filluar që në janar të vitit 2020 dhe ka marrë më shumë kohë se normalisht për shkak të COVID. Negocimi bëhet me shoqërinë aksionare dhe jo me aksionerin. Ndryshimi i aksionarëve nuk përbën ndryshimin e një shoqërie aksionare. Ne ulemi me përfaqësinë e shoqërisë aksionare. Sa i përket përfitimeve dua të them se janë vërtet të mëdha.  Aeroporti i Tiranës tashmë me këtë kontratë që ju duhet ta miratoni sot do ta kaloni në një stad tjetër, duke e bërë Shqipërinë me një raport 4E si vendet evropiane. Ashtu siç edhe Aeroporti i Vlorës do të bëhet shumë shpejt realitet.” – tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *