Vendosni fjalën kyçe....

Biden mesazh Putinit, SHBA-ja përgatitet të nisë seritë e sulmeve kibernetike kundër Rusisë – New York Times


Administrata e presidentit amerikan Biden po përgatitet të kryejë sulme kibernetike që synojnë rrjetet ruse, ka raportuar New York Times, duke e përshkruar provokimin si një masë hakmarrëse për t’i dërguar Moskës një mesazh.

Duke cituar zyrtarë të njohur me operacionin, media tha se një “seri veprimesh klandestine” që synojnë Rusinë pritet të fillojnë gjatë tre javëve të ardhshme dhe se sulmet kibernetike synojnë të jenë “të dukshme” për Presidentin rus Putin dhe shërbimet e inteligjencës ruse, por jo për pjesën tjetër të botës.

Sulmi ka të ngjarë të përkojë me sanksionet e reja ekonomike kundër Moskës si dhe një urdhër ekzekutiv nga presidenti Biden që do të forconte sigurinë për rrjetet e qeverisë amerikane.

Në një intervistë javën e kaluar, Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, i tha NY Times se ai mbështeste kryerjen e operacioneve klandestine që do të ‘kuptoheshin nga rusët, por mund të mos ishin të dukshme për botën’, duke argumentuar se veprime të tilla do të ishin një sinjal i fortë për Moskë, të cilën SHBA-ja e akuzon për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *