Vendosni fjalën kyçe....

Idrizi i kthehet ashpër Ramës: Je investim okult i qarqeve antishqiptare, shite Çështjen Çame po koha jote përfundoi


Kreu i PDIU-së i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama.

Në një deklaratë zyrtare, Idrizi e quan kreun e qeverisë shitës ikonash të vjedhura e ‘Mister 20%’ si dhe investim okult i qarqeve antishqiptare.

Po kështu ai e akuzon Ramën si intrigant që qeveris përme propagandës, që ka kriminalizuar vendin e ka kapur drejtësinë. Më herët kryeministri e quajti Idrizin sekser të Çamërisë.

“Ky përfaqësues emblematik i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi për të cilat njihet gjerësisht si “Mister 20%”; ky investim okult i qarqeve antishqiptare, ky kloun që ka 21 vite në pushtet e qeverisje me propagandë që do e kishte zili edhe Musolini; ky intrigant i vogël, por shterues i madh i arkës së shtetit që e ndan me miqtë e tij oligarkë ditën për diell, e ku Nusretin e ka kuzhinierin e shpurës perverse të zullumqarëve që po fut me shpejtësi nëpër lista me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë nesër; ky i pashpresë që kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën dhe e polarizoi shoqërinë.” – thuhet në reagimin e PDIU-së.

Më tej, në reagim Idrizi e akuzon Ramën për largimin e 400 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij e si person që shiti Çështjen Çame e i dhuroi detin Greqisë.

Po kështu ai thekson se Rama do mbahet mend si vemje e hedhur me neveri në kishin e plehrave dhe se koha e tij do përfundojë më 25 prill.

“Ky i pabesë e i paburrë që largoi mbi 400 mijë shqiptarë nga shtëpitë e trojet e tyre; ky tradhtar që shiti Çështjen Çame si agjendë personale, dhuroi detin e shqiptarëve dhe vendos për shitjen e çdo prone sikur t’ia kenë lënë prindërit; ky shërbëtor i banditëve që iu ka premtuar kulla, porte e aeroporte, licenca minierash e telekomunikacioni, dhe që do mandate për të shkatërruar këtë vend të bekuar nga Zoti; ky individ që e mat hajdutërinë me metra aq sa do ta kishte zili edhe libri “Guinness”, do të kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit shqiptar. Edvin Rama, 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq në vetminë tënde të madhe në Surrel duke pritur drejtësinë të të trokasë në derë që të japësh llogari njëherë e përgjithmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi. Edvin Rama, koha jote ka përfunduar.” – thuhet në reagimin e PDIU.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *