Policia ka konfirmuar zyrtarisht se një nga viktimat nga zjarri që ra gjatë natës në lagjen Muzakaj në Berat, është 61-vjeçari Jani Vangjeli.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me zjarrin që ka rënë në disa banesa në lagjen ‘Muzakaj’, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjetër trup i djegur, i cili dyshohet se është J. V., 61 vjeç.
Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Berat. .”- thuhet në njoftimin e policisë.
Zjarri ra mbrëmë pas mesnate në banesën e 61 vjeçarit, i cili banonte me të birin. Dyshohet se nga flakët ka humbur jetën dhe ky i fundit i cili quhet: Mateo Vangjeli 36 vjeç.
Zjarri nisi fillimisht në banesën e tyre, e më pas është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.
Mbrëmë me ta në banesë ka qenë dhe një shok i djalit e ka patur dyshime se mos edhe ai ka humbur jetën në banesë. Por sipas televizionit “News 24”, miku nuk ka qëndruar për të fjetur por është larguar që mbrëmë./ Hashtag.al