Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për koncesionin e Rinasit


Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Metës për koncesionin e Rinasit. Një ditë më parë dekreti ishte rrëzuar nga Komisioni i Ekonomisë ndërsa sot ka marrë formën zyrtare.

Kreu i shtetit e ktheu në Kuvend marrvëshjen për zgjatjen e koncesionit të Rinasit duke argumentuar se ishte bërë në shkelje të Kushtetutës e ligjeve të vendit.

Megjithatë ministrja e Infrastrukturës Balluku e kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, thanë sot se marrëveshja ishte e leverdisshme duke qenë se do sjellë uljen e çmimit të biletave si dhe do sigurojë investime madhore në këtë aeroport.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *