Katër banesa janë përfshirë nga flakët në orët e natës në Berat. Sipas policisë, zjarri fillimisht ka rënë në banesën e shtetasit me inicialet J.V. në lagjen Muzakaj, e më pas është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit përballë.
“Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.
Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bën kqyrjen e vendit të ngjarjes nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo jetë të humbura nga ky incident, pasi dhe zjarrfikësit ende po punojnë për të shuar plotësisht flakët.