Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle: Djalit s’mi dhanë titullin “princ”, kishin frikë si do ishte ngjyra e tij e lëkurës


Meghan Markle e ka përdorur intervistën e saj me Oprah Winfrey-n, për të akuzuar Familjen Mbretërore se kishte patur shqetësime lidhur me ngjyrën e lëkurës së djalit të saj dhe të princit Harry, për shkak se ajo është racë e përzier.

Ajo tha se Archie-t i ishte mohuar titulli i princit dhe gjithashtu akuzoi Pallatin Mbretëror se nuk e kishin mbrojtur atë.

Këto deklarata Meghan i bëri kur Oprah e pyeti nëse djalit të saj i ishte mohuar titulli i Princit për shkak të racës së përzier.

“Në ato muaj kur isha shtatzënë, në të njëjtën kohë, ne kemi patur së bashku bisedën së ‘Nuk do t’i jepet siguri, nuk do t’i jepet një titull’, dhe gjithashtu shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të jetë lëkura e tij kur të lindë.”– u shpreh Meghan.

Pasi Oprah e pyeti se cili ishte anëtari i familjes mbretërore që i kishte bërë këto diskutime, Meghan nuk pranoi ta zbulonte.

“Unë mendoj se kjo do të ishte shumë e dëmshme për ta. Këto mua mi tregoi Harry. Këto ishin biseda që familja bëri me të.”– vazhdoi ajo, citon Daily Mail.

Meghan tha që nuk ishte një vendim që mund ta merrte ajo dhe Harry, që djali i tyre Archie të titullohej princ apo jo, sikurse ka qarkulluar në medie. Dhe kur u pyet nëse kjo ishte diçka me rëndësi për të, ajo tha se nuk kishte ndonjë lidhje me ‘madhështinë‘ e titujve zyrtarë por me sigurinë.

“Ka të bëjë me idenë që djali ynë të mos ishte i sigurt, dhe gjithashtu idenë që anëtari i parë me ngjyrë në këtë familje të mos titullohej në të njëjtën mënyrë siç do të ishin nipërit e mbesat e tjera.”– është shprehur Meghan, duke bërë mjaft akuza të forta ndaj familjes së Harry-t.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *