Kancelarja Merkel ka mbajtur fjalimin e saj të përjavshëm ku me rastin e 8 Marsit, fa folur mbi barazinë gjinore. Ajo është shprehur se në kohën e koronavirusit gratë janë më të ngarkuara.
Merkel thotë në podcastin e saj se janë sërish gratë ato që duhet të përballojnë vështirësitë mes shkollimit të fëmijëve në shtëpi, kujdesit për fëmijët dhe profesionit të tyre.
Kancelarja gjermane vuri në duke se nëse i hedh një sy sektorëve drejtues në ekonomi, por edhe në politikë vëren që „ne ende nuk e kemi arritur objektivin”.
“Nuk mund të pranohet, që gratë të kontribuojnë masivisht në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të mos marrin pjesë si të barabarta në vendimmarrje të rëndësishme në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”- deklaroi Merkel duke iu referuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, citon DW.
Kancelarja u shpreh se 8 Marsi na tërheq vëmendjen që „gjithmonë të jemi kritikë dhe të shtrojmë pyetjen se çfarë mungon ende në rrugën drejt barazisë gjinore”.
Njëkohësisht ajo paralajmëron të mos lejohet që kriza e koronavirusit „të na kthejë në modelin e vjetër të roleve, që mendonim se e kemi kapërcyer”.
Ajo përmend se në këtë kohë të vështirë, janë kryesisht grate që kanë mbajt ngarkesë në angazhimin e tyre në sektorin e kujdesit social dhe shëndetësor. Ajo thotë se në sektorin e shëndetësisë mbi 75 e të punësuarve janë gra, por vetëm 30 përqind janë gra në pozicionet drejtuese të këtij sektori.