Vendosni fjalën kyçe....

Ngacmimet seksuale në rritje, Belgjika do vendosë policë civilë në Bruksel


Brukseli vendos oficerë policie me rroba civile në sp pikat e nxehta ’të ngacmimit seksual, ku gati 80% e grave kanë frikë të largohen nga shtëpia

Brukseli do të përdorë oficerë të fshehtë si pjesë e një nisme për të goditur ngacmimet seksuale në rrugët e kryeqytetit ‘de facto’ të BE-së. Masa vjen pasi shoqëria civile i bëri thirrje policisë të bëjë më shumë për të mbrojtur gratë në qytet.

Duke njoftuar masën, ministri i Drejtësisë, Vincent Van Quickenborne, zbuloi se në disa zona të metropolit belg, pothuajse 80 përqind e grave nuk dalin nga frika e ngacmimit ose sulmit seksual.

Abuzimi verbal i grave në Bruksel është tashmë i dënueshëm me deri në një muaj burg ose me një gjobë maksimale deri në 1,000 euro, por autoritetet shpresojnë që policët me rroba civile të ndihmojnë në ‘rritjen e sigurisë dhe cilësisë së jetës në Bruksel për vajzat dhe gratë.

Van Quickenborne tha se oficerët e fshehtë do të kryejnë patrullime të rregullta në ‘të ashtuquajturat zona të nxehta’ dhe se nëse programi është i suksesshëm, ai mund të zgjerohet duke përfshirë qytete të tjera në Belgjikë që vuajnë nga probleme të ngjashme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *