Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Jozefina Topallit dorëzon e para listat për deputetë në KQZ


Partia e Jozefina Topallit ‘Lëvizja për Ndryshim’, është e para që ka dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ. Ende asnjë parti tjetër nuk i ka dorëzuar këto lista.

Kjo është një ndër partitë më të reja, që kandidon për herë të parë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas të dhënave të “Report TV”, në listën e kësaj partie kryetarja Jozefina Topalli kandidon e para në 4 qarqe: Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë.

Mes emrave të listës së kësaj force politike, spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Afati që kanë partitë për të dorëzuar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në 12 qarqet e vendit, përfundon sonte në orën 00:00.

Partia Demokratike dhe 12 parti të tjera aleate do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje, ndërsa Partia Socialiste dhe LSI do të dalin me listat e tyre pa asnjë koalicion. Por ende nuk kemi listën me emra të zyrtarizuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *