Pesë persona kanë humbur jetën në Kosovë lidhur me pandeminë Covid-19. Nga 2813 analiza të kryera janë gjetur 587 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Deri tani Kosova raporton 1655 viktima lidhur me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Ditët e fundit Prishtina zyrtare ka njoftuar një rritje të numrit të vdekjeve e të prekurve nga Covid-19 e ministri i Shëndetësisë në detyrë, Zemaj, ka thënë se mund të merren masa të tjera shtrënguese në vijim nëse numrat nuk ulen.