Tre persona kanë mbetur të plagosur në Rrogozhinë me armë zjarri.
Dy nga të rinjtë e plagosur kanë plagë me armë zjarri ndërsa i treti është goditur me sende të forta.
Të plagosurit janë Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë, Ervin Juba, 27 vjeç dhe Jurgen Juba, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinaballaj.
Rrethanat e dinamika e plagosjes nuk dihet ende ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e saj.