Vendosni fjalën kyçe....

Programi për emigracionin, Rama: Pa të vendi do të ishte si një e vdekur klinike


Kryeministri Edi Rama sot do të prezantojë 3 kandidatët për deputetë që do të jenë përfaqësues të emigrantëve.

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama në një shfaqje të tipit “One Man shoë” ka prezantuar programin e tij të radhës për zgjedhjet e 25 PRillit: “SHQIPËRIA E ARDHMJA, EMIGRACIONI E SHKUARA”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se “Trendet e ikjeve do vazhdojnë, s’e ndryshon dot propaganda”. Ai u shpreh se pa emigracion masiv, “Shqipëria do të iste si një e vdekur klinike”.

“Një vend kur atdheu është e ardhmja. Ky është vizioni im i mbështetur në një plan të mirëmenduar të Partisë Socialiste. Për ta kthyer me pasion e përkushtim Shqipërinë e kësaj dekade në zgjedhjen e çdo shqiptari. Të rrethuar nga muret e pakapërcyeshme të kështjellës tonë në buzë të Adriatikut u rritëm pa lirinë e lëvizjes, madje edhe brenda vendit e kishim të vështirë. Ato vite në kështjellë është e vetmja periudhë e shqiptarëve pa emigracion. Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, shqiptarët hynë pa frikë në popullin më të emigrueshëm të Botës. Kemi ikur dhe do ikim, jemi kthyer dhe do të kthehemi. Ky është fakt dhe këtë nuk e luan dot asnjë top deklarate politike dhe balte mediatike. Këto tre dekada më shumë kemi ikur se sa jemi kthyer, këtë fakt nuk e ndryshon dot. Sepse nga njëra anë efekti i kundërt i izolimit të dhunshëm nuk kishte si të mos ishte aq ekstrem dhe nga ana tjetër këto tre dekada kanë ecur me dallgët e një emigracioni drejt vendeve më të zhvilluara. Në Evropë dallga që shpërtheu digën gjigante e Perandorisë Komuniste nxori në perëndim turmën më të madh të emigrantëve, por edhe numrit më të madh që kanë lënë Shqipërinë brenda një kohe të shkurtër. Kush e ndalon emigrimin në ato vende ku zhvillimi është shumë më i lartë? Me kë mund të krahasohej izolimi shqiptar dhe brenda vendeve ish-komuniste?

Jo më kot krahasuar me vetveten Shqipëria ka bërë në këta 30 vite të fundit, progresin më të madh në shumë shifra. Po ashtu gjatë viteve të tranzicionit të stërmundueshëm nga diktatura në demokraci, i shkaktoi dëme dhe vonesa që asnjë vend nuk i pësoi në kurriz. Me transformimin e pamundshëm të ekonomisë, që Shqipëria doli e rrënuar e sfilitur, rolin kyç e kishte emigracioni.

Pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinike. Me qeverisje më të mirë dhe me reforma më pak të vonuara dhe nëse do të ishin evituar bamët e bumet e pambarimta, padiskutim që do të kishim shkuar më para. Imagjinoni sa kohë humbëm duke vjedhur dritat, duke shfrytëzuar ujin, rrumpallizuar arsimin, tribalizuar administratën shtetërore dhe kështu me radhë. Humbëm shanse të mëdha për një gjeneratë, që lindi në vitin ‘90, si im bir që u rrit në një trazirë. Të rinjtë, ata të tjerët që ishin dhe hynin në rrugën e jetës përpiqeshin për të arritur çudira, ndërsa më të moshuarit plakeshin në inercinë e një jete që nuk do i mbijetonte dot përmbysjes së botës. Reformat që ne nisëm me vendosmëri para 7 vitesh, të ishin nisur 20 vite më parë, Shqipëria sot do të ishte më e pasur, zhvilluar dhe më e drejtë.”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *