Përveç Lavdrim Krashit i cili punon në bashkinë e Londrës, Rama ka prezantuar edhe dy kandidate të tjera nga emigracioni.
Ato janë dy vajza emigrante nga Elbasani: Briseida Gjoza dhe një tjetër e prezantuar vetëm si Bora.
“Të merresh me politikë nuk do të thotë që të bëhesh politikane, por që bashkë me të tjerë të bësh të mundura gjëra që nuk i bën dot të mundura. Politika ka lindur për të bërë njerëzit bashkë kur ndajnë vizionin.”- ka thënë Rama.
Kryeministri Rama tha se Krashi do të jetë pjesë e listave për kandidat në Dibër, Bora në Tiranë dhe Briseida do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në Elbasan.