Vendosni fjalën kyçe....

Rama s’la gjë pa thënë për të dhe aleatët, Agron Duka i kthehet: Vezët e mia të pëlqenin derisa fillove të haje gjellën e prishur “non grata”


Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar pas deklaratave ironike dhe tallëse të kryeministrit Edi Rama ndaj aleatëve të koalicionit opozitar, mes të cilëve bën pjesë edhe ai.

Duka i kthehet Ramës duke i thënë se “vezët” e tija i pëlqenin derisa ai filloi të hante “gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan “NON GRATA”.

Duka thotë se tanimë nuk habitet më nga Rama, duke e quajtur burrë me një “r”.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA.
Nuk habitem më, kështu burri je, me një ‘R’ tjetrën nuk e ke merituar kurrë.
Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët ‘vrave’ Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët.
Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…”– reagon Duka.

Gjatë paradites së sotme, Rama s’la fjalë pa thënë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha dhe aleatëve të tij. Për Dukën ai tha se ai jeton me tagjinë e SHQUP-it dhe që pret që BAsha ta bëjë ministër Bujqësie.

 “Pastaj Agron Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me tagjinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula.”- shprehej Rama më herët për Dukën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *