Dyshohet se nga zjarri i madh që përfshiu katër banesa mbrëmjen e kaluar në Berat, kanë humbur jetën dy njerëz.
Sipas televizionit “News 24”, viktimat janë babë e bir. Babai kishte punuar prej vitesh si faturino në Berat, mirëpo prej 7-8 vitesh ka mbetur në karrocë me rrota.
Megjithatë ende nuk ka informacione zyrtare nga Policia.
Zjarri mendohet se ka rënë pak pas mesnate në banesën e tyre në lagjen Muzakaj në Berat, e më pas është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, si dhe në katin e tretë të pallatit përballë.
“Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.
Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bën kqyrjen e vendit të ngjarjes nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.”– thuhet në njoftimin e policisë.