Kreu i Partisë Demokratike tha se 25 prilli do jetë dita e ndryshimit plebishitar, përtej të gjitha sondazheve.
Basha e bëri deklaratën gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku theksoi se vendi ka nevojë për ndryshim dhe se ai do vijë me çdo kusht.
Ai theksoi se ekipi i ri qeverisës do bëjë në vend ndryshimin më të madh që prej vitit 1992.
“Shqiptarët do votojnë për ndryshimin, 25 prilli do jetë ditë ndryshimi plebishitare, për ndryshimin e madh, përtej të gjitha sondazheve. Edi Rama e di këtë, prandaj ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën e Kodin Zgjedhor. Ka më shumë pushtete se çdo njeri pas Enver Hoxhës dhe ja ku jemi sot. Gjërat po shkojnë keq e më keq. 25 prilli do jetë fitorja e çdo shqiptari. Përgjegjësia jonë është të zbatojë çdo angazhim që kemi marrë para shqiptarëve. Bashkë me ekipin që kemi ndërtuar ndryshimi do marrë përmasa më të thella që prej vitit 1992.” – tha Basha.