Vendosni fjalën kyçe....

Budina i revoltuar me PD-në për listat: Partia e tëmës së sëmës futi në garë için e piçin, do jemi në opozitë me këdo që do vijë në pushtet


Vëllezërit Robert e Edmond Budina janë dy nga aktivistët dhe qëndrestarët e njohur të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Dyshja ka qenë tejet aktive në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar prej vitesh ndërsa kohët e fundit u vërejt edhe një afrim i tyre por edhe i një pjesë aktivistësh të kësa aleance me PD-në.

Aleanca nënshkroi edhe një marrëveshje me kreun e PD-së, Basha, për ringritjen e teatrit në të njëjtin vend në rast se ai do prishej, siç edhe ndodhi. Por pas dorëzimit të emrave të kandidatëve për deputet, asnjëri prej tyre nuk figuroi në listën e PD-së.

Njëri prej tyre, Edmond Budina, u shpreh i revoltuar për faktin që asnjëra prej partive nuk kishte program për kulturën.

Me jo pak ironi ai tha se partitë e ‘tëmës së sëmës’ apo ‘pëçkës e mëçkës’ futën në listat e tyre ‘için e piçin’ ndërsa pohoi se cilado parti që të vijë në pushtet, ata do jenë në opozitë më të.

“Mirëmbrëma, dorëzuam edhe ne ato listat tona. E patë si ishte situata mbrëmë, si u hap sezami. Ca të gëzuar, ca të hidhëruar, ca të qarë, ca të qeshur. Edhe partia e tëmës së sëmës, partia e tëçkës së sëçkës, e pëçkës e mëçkës e të tjera, i çuan kandidatët e tyre në komisionin zgjedhor. Problemi nuk është sa të devotshëm janë një palë a një palë tjetër. Problemi është sa kriminelë ka një një krah e në një krah tjetër. Mua ajo më shqetësoi më shumë të them të drejtën në të tërë këtë ishte fakti që një pjesë e këtyre njerëzve që janë futur në listat e të tëra partive janë një tip içi dhe piçi, janë këta parazitët që u lëpihen kryetarëve dhe shefave deri sa shkrihen fare, sepse kryetari i vë në listë. Marrin formën e enës. Ata shkrihen kur u flet kryetari sepse kryetari i vë në listë. Kjo është e keqja e madhe e këtij vendi, parazitizmi i içave dhe i piçave. Prandaj ne jemi këtu, ne nuk jemi as për interesa as për gjë tjetër. Do vijojmë të luftojmë për demokracinë. Kushdo që të vijë në pushtet ne do jemi në opozitë. Asnjë prej partive nuk përmend kulturën dhe një vend pa kulturën është i marrë fund.” – tha Budina në monologun e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *