Mbrëmjen e kaluar, të gjitha partitë politike dorëzuan në KQZ listat e tyre të kandidatëve për deputetë.
Në listat e PD-së binte në sy mungesa e ish-ministrit dhe ish-deputetit Genc Pollo. Ai ka reaguar sot përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, ku shprehet se ka vendosur vetë të mos kandidojë në listat e PD-së, pasi mundësitë që i janë ofruar nuk i ka gjykuar të përshtatshme.
“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.”– shkruan Pollo.