Hidhet nga lartësia një grua e moshës 63-vjeçare në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku një grua është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte.
Për momentin, policia ka dyshime se zonja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo jetonte e vetme në banesë.
“Në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, është vetëhedhur nga lartësia shtetasja T. Ç., 63 vjeçe, e cila banonte e vetme në banesë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.”– thuhet në njoftimin e policisë.